Friday, June 19, 2026
HomeLajmeKosovëHoxha nesër viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu dhe Kurti

Hoxha nesër viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu dhe Kurti

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, nesër do të zhvillojë vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të pritet në takime të veçanta nga krerët e institucioneve.

Sipas njoftimit të Presidencës, në orën 10:00, ushtruesja e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të presë në takim ministrin Hoxha.

“Në orën 10:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në kuadër të agjendës zyrtare, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të presë gjithashtu në takim ministrin Hoxha.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram