Sunday, May 31, 2026
HomeLajmeProtestë në Tiranë, qytetarët “bashkohen” para Kryeministrisë pas incidentit në Zvërnec

Protestë në Tiranë, qytetarët “bashkohen” para Kryeministrisë pas incidentit në Zvërnec

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur sot në Tiranë në një protestë pas ngjarjeve të ndodhura të shtunën në Zvërnec.Tubimi po zhvillohet si reagim ndaj dhunës së raportuar ndaj protestuesve gjatë kundërshtimit për projektin e resortit në zonë.

Protestuesit u mblodhën si fillim tek Ministria e Brendshme, e më pas u zhvendosën tek  Kryeministria.Kujtojmë se një ditë më parë, në Zvërnec pati tensione gjatë protestës, ndërsa pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes treguan përplasje dhe momente dhune ndaj protestuesve nga roje private. Ngjarja solli reagime të shumta gjatë gjithë ditës.

Pas ngjarjes reagoi edhe Policia e Shtetit. Në njoftimin zyrtar u bë e ditur se ka nisur hetim disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Vlorës, lidhur me menaxhimin e situatës gjatë protestës.

Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skëndër Hita, vendosi pezullimin e drejtorit të Policisë së Vlorës deri në përfundim të verifikimeve.

Për zhvillimet në Zvërnec ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Përmes rrjeteve sociale, kreu i qeverisë lajmëron se nesër në orën 10:00 do të mbajë një komunikim live për të sqaruar të gjitha aludimet mbi resortin që planifikohet të ndërtohet në Zvërnec.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram