Monday, June 1, 2026
HomeLajmeKosovëAbdixhiku në Rahovec premton rritje pagash e pensionesh

Abdixhiku në Rahovec premton rritje pagash e pensionesh

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim elektoral në komunën e Rahovecit.

Kandidati për kryeministër nga kjo parti Lumir Abdixhiku premtoi se me qeverisjen e tij të gjithë punëtorët e sektorit publik do ta kenë pagën me koeficient 150 ndërsa nuk do të ketë pension më të vogël  se 300 euro në muaj.

Në këtë tubim u premtua mbështetje për bujqësinë, investime në infrastrukturë dhe mësim tërëditor në të gjitha shkollat fillore. 

“Do ta heqim TVSH për produktet esenciale për katër vitet e ardhshme në infrastrukturë do të investohet 5 miliard euro ndërsa mësimi në të gjitha shkollat fillore do të jetë tërëditor”, theksoi Abdixhiku.

Në takimin elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec u premtua mbështetje më e madhe për bujqësinë

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram