Monday, June 1, 2026
HomeLajmeKosovëGjini në Gjilan premton zhvillim ekonomik dhe rritje të pensione

Gjini në Gjilan premton zhvillim ekonomik dhe rritje të pensione

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në tubimin elektoral në Gjilan, shpalosi programin e saj qeverisës.

Kandidati për kryeministër nga ky subjekt politik, Ardian Gjini, premtoi zhvillim afatëgjatë ekonomik, dhe siguri për të gjitha nevojat e qytetarëve. 

“Bujqve të vyëshem që punojnë token, kemi me mbërri me i bo të hyra që pensionisit me i marrë 500 euro, nuk ka nevojë me shtri dorën. Programi jonë shkon deri të krejt detaje, vendosnim në bazë të nevojave afatgjatë të qytetarëve”, tha Gjini.

Ndërsa ish kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, deklaroi se vizioni i AAK-së, është shërbimi ndaj atdheut dhe qyetarëve.

“Unë i shërbej vendit duke qenë në listën e 128, me kriju lirinë tonë shtetin tonë, të drejtat tona, vazhdoni me i shërby Kosovës. Interesat tona varen nga interesat e vendit, ndryshe ia humbim hapin Kosovës tonë të dashur. Sot kur ne po flasim polik e ushtar janë në detyre, me i shërby vendit duke marr vendime të drejta, para nesh me 7 qershor është një vendim”, theksoi Haradinaj. 

Në tubimin elektoral në Gjilan, AAK prezantoi kandidatët për deputet nga Anamorava.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram