Thursday, June 4, 2026
HomeLajmeKosovë11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë

11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë

Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona gjatë një aksioni të zhvilluar më 4 qershor në Pozheran të Vitisë, nën dyshimin për organizim të bixhozit të kundërligjshëm dhe skemave piramidale.

Sipas policisë, operacioni është realizuar pas pranimit të informacioneve relevante dhe të hetimeve në koordinimin me Prokurorin e Shtetit.

Gjatë bastisjes në lokacionin e të akuzuarve janë sekuestruar edhe prova materiale që lidhen me veprën penale.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram