Saturday, November 14, 2026
HomeLajmeKosovëVdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Një grua ka vdekur të shtunën pasi ka rënë nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë, ka konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas Policisë, rasti është raportuar sot rreth orës 12:00 në rrugën “Abedin Sogojeva”.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën Abedin Sogojeva në Fushë-Kosovë. Viktima (femër) nuk ka përballuar lëndimet dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se, në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram