Saturday, June 13, 2026
HomeSportVdes në moshën 22-vjeçare futbollisti Fatjon Bunjaku

Vdes në moshën 22-vjeçare futbollisti Fatjon Bunjaku

Futbollisti nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku, ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare pas një aksidenti tragjik, kanë bërë të ditur familjarët dhe të afërmit e tij përmes rrjeteve sociale.

Bunjaku, i cili luante në pozitën e sulmuesit, sezonin e fundit ishte pjesë e klubit shqiptar Elbasani. Gjatë karrierës së tij në futbollin kosovar, ai ka veshur fanellat e disa skuadrave, përfshirë Malishevën, Gjilanin, Lirinë dhe Trepçën, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Kosovës U21.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar edhe përmes njoftimeve lokale, ku bëhet e ditur se ai ka humbur jetën në një aksident tragjik. Në një njoftim të publikuar thuhet se detajet për ceremoninë e varrimit do të bëhen të ditura më vonë.

“Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku… Për ditën dhe orën e varrimit do ju njoftojmë me kohë,” thuhet në njoftim, ku familjes Bunjaku i janë shprehur ngushëllime të sinqerta.

Ngushëllime për familjen për humbjen e tij të parakohshme kanë ardhur nga i gjithë komuniteti sportiv.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram