Vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikoheen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 17/31 | Diell |
| Kukës | 16/30 | Diell re shi |
| Lezhë | 17/31 | Diell |
| Dibër | 15/30 | Diell re shi |
| Durrës | 18/31 | Diell |
| Tiranë | 19/32 | Diell |
| Elbasan | 18/33 | Diell |
| Berat | 17/33 | Diell |
| Vlorë | 20/31 | Diell |
| Korçë | 14/29 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 16/33 | Diell |
| Sarandë | 20/31 | Diell |

