Wednesday, June 10, 2026
HomeLajmeKosovëBegaj uron Kurtin, kërkon bashkëpunim politik në Kosovë

Begaj uron Kurtin, kërkon bashkëpunim politik në Kosovë

11:10 / 08.06.2026

Begaj uron Kurtin, kërkon bashkëpunim politik në Kosovë

E.Hoti/RTKlive

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për, siç ka thënë ai, pjekurinë e treguar gjatë një procesi zgjedhor të rregullt, të qetë dhe demokratik.

“Përgëzoj qytetarët e Kosovës për pjekurinë e treguar në një proces zgjedhor të rregullt, të qetë dhe demokratik, që dëshmoi edhe një herë forcën e institucioneve dhe të kulturës demokratike të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Begaj.

Presidenti shqiptar ka theksuar se është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të angazhohen për të garantuar dialogun dhe kompromisin institucional.

“Në këtë fazë, është me rëndësi që të gjitha forcat politike të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive për të garantuar dialogun dhe kompromisin institucional, në funksion të stabilitetit, zhvillimit të mëtejshëm të vendit dhe përmbushjes së aspiratave të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar aiai.

Begaj gjithashtu ka ritheksuar mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimeve euroatlantike dhe evropiane.

“Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit të saj euroatlantik dhe europian”, ka përfunduar ai.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FBajramBegajAL%2Fposts%2Fpfbid02jPSkySGNRa86ZbW4UxZFrC89m5nuevrJFzCz5xGHSFZJo7CRq5cTT4J8mJnQhPrYl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram