Wednesday, June 10, 2026
HomeLajmeKosovëKurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë për shtet

Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë për shtet


Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë për shtet

Kryeministri në detyrë dhe njëherësh lideri i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe pjesëmarrjen në procesin zgjedhor, duke theksuar se puna për shtetin do të vazhdojë edhe më tej.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka kujtuar angazhimet e zhvilluara gjatë fushatës zgjedhore, duke bërë të ditur se gjatë dhjetë ditëve të saj janë mbajtur mijëra aktivitete, tubime dhe takime në të gjitha anët e Kosovës.

“Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që na pritën krahëhapur dhe pa asnjë hezitim e me të cilët ndamë përvojat dhe nevojat që kanë për të ecur edhe më shumë përpara”, ka shkruar ai.

Kurti ka falënderuar gjithashtu të gjithë votuesit, si në Kosovë ashtu edhe në mërgatë, për pjesëmarrjen në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e shprehjes së vullnetit qytetar përmes votës.

“Ndonëse numërimi i votave ende nuk është përfunduar, unë falënderoj secilin votues, në Kosovë e mërgatë, që përmes zgjedhjeve demokratike, doli për të votuar dhe shprehu vullnetin e tij përmes votës”, ka deklaruar Kurti.

Në fund të mesazhit të tij, ai ka theksuar se angazhimi për shtetin do të vazhdojë.

“Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshim kemi shtet për krejt. Ju faleminderit!”, ka përfunduar Kurti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram