Numri i të vdekurve në Filipine është rritur pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që goditi një nga ishujt jugorë të vendit.
Sipas Reuters, nuk ka detaje të menjëhershme mbi vdekjet e raportuara, por pamjet e publikuara deri më tani tregojnë dëme të mëdha materiale dhe ndërtesa të shembura. Paralajmërime për cunami u lëshuan pasi tërmeti goditi Mindanaon në Filipinet jugore.
Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km, tha GFZ. Agjencitë gjeofizike të Filipineve dhe Indonezisë fqinje lëshuan paralajmërime për cunami.

