TRE PERSONA u plagosën me thikë në Londrën lindore pardje pas raportimeve për një përleshje masive. Shërbimet e emergjencës iu përgjigjën River Road në Barking rreth orës 23:20, tha policia. Tre burra, të moshës 22, 23 dhe 28 vjeç, u gjetën në vendngjarje me plagë thike. Të tre u transportuan në spital dhe 22-vjeçari mbetet në gjendje kritike.
Dy burra të tjerë, një 23-vjeçar dhe një 28-vjeçar, u liruan më vonë nga spitali dhe u arrestuan me dyshimin për tentativë vrasjeje. Sipas një deklarate nga Policia Metropolitane, 23-vjeçari u sëmur në paraburgim pas arrestimit dhe u kthye në spital. Motivi dhe detajet e sulmit nuk dihen ende.”Mendimet tona janë me burrin e plagosur rëndë dhe familjen e tij në këtë kohë shumë të vështirë”, tha Kryeinspektori Mo Mahmood. “Ne e kuptojmë shqetësimin që ky rast ka shkaktuar në komunitetin lokal.”
Policia: Ky është një rast i izoluar
“Oficerët po vazhdojnë të punojnë me shpejtësi për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi”, shtoi Mahmood. Ai theksoi se ishte një “incident i izoluar” dhe se patrullat e policisë do të mbeten në zonë në ditët në vijim.
“Ne e dimë që në kohën e incidentit kishte shumë njerëz në zonë dhe përreth, dhe u bëjmë thirrje të gjithë dëshmitarëve ose atyre që kanë informacion, pamje nga telefoni celular ose kamerat e makinës, të na kontaktojnë. Asnjë detaj nuk është i parëndësishëm”, përfundoi ai.

