Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë gjatë ditës së sotme.
Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizelin) mbetet 1.54 euro për litër, i njëjtë sikurse një ditë më parë, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.41 euro për litër, që është po ashtu si një ditë më parë.
Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.68 euro për litër, si një ditë më parë.

