Wednesday, June 10, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet një grua në Mitrovicë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Arrestohet një grua në Mitrovicë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Një grua është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarëve policorë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, incidenti ka ndodhur më 9 qershor 2026, rreth orës 18:00, në pjesën jugore të Mitrovicës. E dyshuara fillimisht nuk i është bindur urdhrit të zyrtarëve policorë, ndërsa më pas dyshohet se i ka sulmuar fizikisht ata.

Si pasojë e incidentit, e dyshuara dhe dy zyrtarë policorë kanë marrë trajtim mjekësor.

Pas arrestimit dhe intervistimit të saj, prokurori i rastit ka vendosur që e dyshuara të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram