Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, nëpërmjet gjuajtjes së një granate të dorës në oborrin e një shtëpie në Deçan.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë së tij. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, njofton PK.
I dyshuari është në kërkim policor, derisa rasti është duke u hetuar.

