Wednesday, June 10, 2026
HomeEkonomiSekuestrohen mallra të dyshuara si kontrabandë në Pejë

Sekuestrohen mallra të dyshuara si kontrabandë në Pejë

Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës, i zhvilluar në koordinim me Prokurorininë Themelore në Pejë, inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Njësinë Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës, ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara si të kontrabanduara.

Sipas njoftimit, kontrolli është kryer në një objekt dhe në një automjet që lidhen me një person të dyshuar.

Gjatë operacionit, zyrtarët kanë gjetur dhe konfiskuar pajisje të ndryshme elektronike të padeklaruara, përfshirë një iPad, 160 mbushës të markës Apple, 13 telefona inteligjentë iPhone të modeleve të ndryshme, 13 telefona celularë të markave të tjera, dy orë inteligjente Apple Watch, si dhe produkte të markës Samsung.

Sipas vlerësimeve paraprake të Doganës së Kosovës, vlera e mallrave të sekuestruara kap shumën prej rreth 30 mijë eurosh.

I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit të rastit.

Ndërkohë, institucionet përgjegjëse kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit dhe për të verifikuar origjinën e mallrave të konfiskuara.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram