Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë hequr statusin “non grata”. Nga foltorja, Berisha u shpreh shkurt “Unë erdha, u krye”, derisa në seancën plenare të Kuvendit u prit me duartrokitje nga deputetët demokratë.
Ai ishte shpallur “non grata” më 19 maj 2021 nga ish-sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili kishte argumentuar se veprimet e tij minonin demokracinë dhe ishin të lidhura me korrupsion.
Deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga autoritetet amerikane lidhur me këtë njoftim.

