Saturday, June 13, 2026
HomepafilterBeqiri: Dokumentari për Adem Shehin u bë për brezat e rinj

Beqiri: Dokumentari për Adem Shehin u bë për brezat e rinj

Kryetari i Bordit të RTK-së, Dardan Beqiri ka shpalosur fillesat e përgatitjes së dokumentarit të realizuar nga transmetuesi publik për figurën e komandantit, Adem Shehi “Në shërbim të betimit”.

Në një status në Facebook, Beqiri ka thënë se në fillim Shehi kishte refuzuar përgatitjen e dokumentarit, por qëllimi i përcjelljes së idealit te brezat e rinj e bëri që të pranonte.

“Kur kam biseduar për herë të parë dhe ia shpalosa idenë e dokumentarit, refuzimi i tij ishte kategorik. Megjithatë, do të bindej vetëm atëherë kur iu drejtova: “Nuk po e bëjmë për ty, por për fëmijët tanë, të cilët kanë nevojë që t’ju shfaqen dhe prezantohen modele, shembuj frymëzues.” Kësisoj, betimi për të qenë përherë në shërbim të atdheut e detyroi që të pranonte. Kjo ide do të mirëpritej me ngazëllim nga drejtori i televizionit, Rilind Gërvalla, i cili pa hezitim do të iniconte dokumentarin”, ka shkruar ai në Facebook.

Beqiri ka çmuar punën e skenaristit dhe regjisorit Mumin Jashari, gazetares Sahadete Krasniqi dhe pjesës tjetër të ekipit të përbërë nga Besart Daka e Latif Rexhepi.

“Fëmijët tanë kanë nevojë për shembuj (role model) që zgjojnë dhe ndërtojnë shoqëri që udhëhiqet nga ideali”, ka shkruar ai.

Radiotelevizioni i Kosovës sonte në kinemanë ABC pati premierën e dokumentarit “Në shërbim të betimit”, dedikuar veprimtarisë atdhetare të komandantit nga Shqipëria, Adem Shehit.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdardan.beqiri.35%2Fposts%2Fpfbid0Wmjtpxe2yimXT8YQJFkPfoSktd9EEcBkbT5MCgP5KoR3CakjZSBNvzZd62sgCDfNl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram