Sunday, June 14, 2026
HomeLajmeKosovëShtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv dhe emocione të forta

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv dhe emocione të forta

Në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Çlirimit të Shtimes dhe Ditës së Çlirimit të Kosovës, në Pallatin e Kulturës në Shtime u mbajt një koncert solemn artistik që mblodhi dhjetëra qytetarë.

Ngjarja, e organizuar nga Komuna e Shtimes nën patronatin e kryetarit Qemajl Aliu, nisi me intonimin e himneve dhe një videomaterial kushtuar viktimave të Reçakut, duke rikujtuar sakrificën për liri.

Programi artistik, i moderuar nga Besiana Mehmedi, solli interpretime muzikore dhe poetike me motive atdhetare, duke përçuar emocione të forta tek publiku. Në skenë u ngjitën artistë të njohur, ndërsa repertori përfshiu këngë dhe pjesë që i kushtohen Kosovës dhe historisë së saj.

Pjesa e dytë e koncertit u karakterizua nga atmosfera festive, me valle tradicionale dhe performanca energjike që kulmuan me interpretimet e artistëve të ftuar, duke ngritur publikun në këmbë.

Koncerti u përmbyll me një performancë të përbashkët të artistëve, me mesazhin se liria mbetet një amanet i shenjtë që duhet ruajtur brez pas brezi. Ky aktivitet është pjesë e një serie koncertesh të suksesshme që formacioni “Besiana & të mirët e kombit” ka realizuar gjatë vitit të fundit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram