Sunday, June 14, 2026
HomeLajmeKosovëAksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një grua

Aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një grua

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:40 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Lajmin për rastin e ka konfirmuar, për RTKlive, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi-Gërxhaliu.

Sipas konfirmimit të Policisë, bëhet fjalë për një vetë-aksident, ku një femër kosovare, që ishte pasagjere, ka ndërruar jetë, ndërsa një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse për trajtimin e rastit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram