Monday, June 15, 2026
HomeKulturëKoncerti solistik “Arie di Libertà – Arie të Lirisë” sonte në Prishtnë

Koncerti solistik “Arie di Libertà – Arie të Lirisë” sonte në Prishtnë

Nën patronatin e Kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama, dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Kosovë, sonte në Prishtinë do të mbahet koncerti solistik “Arie di Libertà – Arie të Lirisë”.

Publiku do të ketë mundësinë të shijojë interpretimin e sopranos Arta Jashari, e shoqëruar në piano nga maestro Mirco Roverelli, artist i njohur nga Accademia Nazionale di Santa Cecilia në Romë.

Koncerti do të sjellë para publikut një program të veçantë me vepra premierë, duke promovuar vlerat artistike dhe kulturore përmes muzikës klasike.

Ngjarja do të zhvillohet sonte, më 15 qershor 2026, duke filluar nga ora 20:00, në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Qendrore Universitare të Prishtinës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram