Një bombardues B-52 Stratofortress i Forcave Ajrore Amerikane “u rrëzua menjëherë pas ngritjes” nga Baza Ajrore Edwards në Kaliforninë jugore, tha baza në një deklaratë, raportoi BBC.Incidenti ndodhi në orën 11:20 të paradites sipas kohës lokale. Baza nuk tha nëse kishte viktima. Një re e madhe tymi të zi mund të shihej pas rrëzimit.
javascript:false
Baza Edwards ndodhet rreth 100 milje në veri të Los Angeles, në shkretëtirën Mojave.
“Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe një hetim është duke u zhvilluar. Më shumë informacion do të jetë i disponueshëm pas hetimit”, tha baza në një deklaratë.Boeing B-52 Stratofortress ka qenë në shërbim të ushtrisë amerikane që nga vitet 1950. Ai ka nofkën “Buff”, shkurtim për “Big Ugly Fat”.
Në një postim të mëvonshëm në Xu, baza deklaroi se “aeroporti është i mbyllur dhe të gjithë avionët që vijnë po devijohen”.
“Të gjitha lejet e vizitorëve jo-komercialë janë pezulluar deri në njoftim të mëtejshëm, në mënyrë që baza të mund të përqendrohet plotësisht në operacionet e reagimit ndaj emergjencave.”

