Tuesday, June 16, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet një i dyshuar për shtatë raste të veprave penale

Arrestohet një i dyshuar për shtatë raste të veprave penale

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer shtatë vepra penale kundër pasurisë në territorin e Gjakovës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, arrestimi i të dyshuarit është realizuar më 14 qershor 2026, pas një angazhimi të vazhdueshëm operacional dhe hetimor të zyrtarëve policorë të Sektorit të Hetimeve pranë Stacionit Policor në Gjakovë.

I dyshuari me inicialet B.K. dyshohet se është i përfshirë në pesë raste të veprës penale “Vjedhje e rëndë” dhe dy raste të veprës penale “Vjedhje”. Sipas hetimeve, ai lidhet me disa raste të raportuara të thyerjeve dhe depërtimeve me forcë në lokale afariste në lokacione të ndryshme të qytetit, ku cak i vjedhjeve kanë qenë kryesisht paratë e gatshme.

Policia bën të ditur se gjatë hetimeve janë siguruar prova të mjaftueshme që e lidhin të dyshuarin me rastet në fjalë. Pas arrestimit, ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, përballë provave të paraqitura, ka pranuar përgjegjësinë për disa nga veprat penale për të cilat dyshohet.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka ritheksuar përkushtimin e saj në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, zbardhjen e rasteve penale dhe sjelljen para drejtësisë të personave të dyshuar, me qëllim garantimin e sigurisë dhe rendit publik për të gjithë qytetarët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram