Wednesday, June 17, 2026
HomeLajmeKosovëASK: Më shumë thëngjill i prodhuar në prill 2026 sesa në prill...

ASK: Më shumë thëngjill i prodhuar në prill 2026 sesa në prill 2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Energjisë për muajin prill 2026 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë. Prodhimi i thëngjillit për muajin prill 2026 ishte 826 993 mijë ton, që paraqet një rritje prej 20,70 % krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.  

“Konsumi i energjisë elektrike ishte 460 66 GWh ose 5,58 % më i madh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, kurse energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 567 64 GWh ose (-0.07 %) më e ulët krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, njofton ASK.

ASK bën me dije se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 16,36 %. 

“Importi i energjisë elektrike në prill të vitit 2026 ishte 335,29 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 203, 27 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit)”, njofton ASK.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram