Thursday, June 18, 2026
HomeLajmeGjendet pas dy ditësh trupi i 37-vjeçarit të mbytur në Liqenin e...

Gjendet pas dy ditësh trupi i 37-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ulzës

rtsh

Pas dy ditësh kërkime intensive, mbrëmjen e sotme është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A. Z., 37 vjeç, banues në Laç në Shqipëri, i cili dyshohet se u mbyt më 15 qershor në Liqenin e Ulzës

Rreth orës 20:00, njësia e polumbarëve të RENEA-s, në bashkëpunim me Policinë e Matit, Forcat e Armatosura, Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, si dhe forca vullnetare e familjarë, bënë të mundur nxjerrjen dhe identifikimin e trupit.

Sipas të dhënave paraprake, 37-vjeçari humbi kontrollin mbi mjetin lundrues dhe ra në ujë, duke mos mundur të shpëtonte. Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram