(E përditësuar, 23:14)-Anglia e ka nisur furishëm pjesën e dytë të lojës ndaj Kroacisë.
“Tre Luanët” dhe kroatët po përballen në kuadër të Grupit L në Kupën e Botës 2026.
Është Jude Bellingham, i cili në minutën e 47-të shënoi për rezultatin 3-2.
Mbyllet pjesa e parë, sërish barazon Kroacia
(E përditësuar, 22:57) Me rezultat 2-2 është mbyllur pjesa e parë e sfidës mes Anglisë dhe Kroacisë.
“Tre Luanët” dhe kroatët po përballen në kuadër të Grupit L në Kupën e Botës 2026.
Skuadra angleze më mirë e nisi këtë sfidë pasi që pas vetëm dhjetë minutave kaluan në avantazh përmes Harrye Kane, i cili shënoi nga penalltia.
Megjithatë, kroatët ia dolën të rikthehen në lojë kur Martin Baturina në minutën e 36-të shënoi një supergol për rezultatin 1-1.
Por, gëzimi i kroatëve nuk zgjati shumë. Pasi sërish në skenë del Kane, i cili në minutën e 42-të realizoi golin e tij të dytë personal për rezultatin 2-1.
Mirëpo, kroatët ia dolën që në minutën e fundit të kësaj pjesëlojë të barazojnë shifrat në 2-2 përmes Musa-s, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Pas pak nis pjesa e dytë.
Sërish shënon Kane, Anglia në avantazh ndaj Kroacisë
(E përditësuar, 22:46) Gëzimi i Kroacisë nuk ka zgjatur shumë në duel me Anglinë.
“Tre Luanët” dhe kroatët po përballen në kuadër të Grupit L në Kupën e Botës 2026.
Sërish në skenë del sulmuesi Harrye Kane, i cili në minutën e 42-të realizoi për epërsinë e dytë të anglezë në duel me Kroacinë.
Baturina realizoi supergol, barazon Kroacia


