Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar anulimin e Testit të Maturës, duke vlerësuar se procesi ka humbur besueshmërinë dhe po favorizon kopjimin në vend të dijes.
Ajo ka thënë se për gjashtë vjet me radhë po përsëritet i njëjti problem, pasi testi publikohet sapo nis provimi.
Sipas saj, situata aktuale krijon padrejtësi ndaj nxënësve që kanë punuar dhe mësuar me vite, pasi më të suksesshëm po dalin ata që arrijnë të kopjojnë më shumë.
Bajrami ka theksuar se kjo nuk është më vetëm çështje e organizimit të një testi, por problem i drejtësisë në arsim dhe i procesit të regjistrimit në fakultete.

