Holanda ka arritur fitore bindëse ndaj Suedisë me rezultat 5:1 në ndeshjen e dytë të Grupit F në Kupën e Botës 2026, duke marrë kryesimin e grupit.
Ylli i ndeshjes ishte Brian Brobbey, i cili realizoi dy herë në pjesën e parë, fillimisht në minutën e 5-të dhe më pas në të 17-tën, duke i dhënë “Tulipanëve” një epërsi të hershme.
Në pjesën e dytë, Cody Gakpo vazhdoi dominimin holandez me dy gola të tjerë, të shënuar në minutat 47 dhe 54, duke e çuar rezultatin në 4:0.
Suedia arriti të ngushtojë diferencën përmes Anthony Elanga në minutën e 59-të, por pa arritur të rikthehej në lojë.
Fjalën e fundit e tha Crysencio Summerville, i cili realizoi në minutën e 89-të për rezultatin përfundimtar 5:1.
Me këtë fitore, Holanda ngjitet në vendin e parë të Grupit F me katër pikë, një më shumë se Suedia, ndërsa gara për kualifikim mbetet ende e hapur në grup.
Fitorja e thellë konfirmon formën e mirë të holandezëve, të cilët pas barazimit në ndeshjen e parë kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës së eliminimit direkt të Botërorit 2026.
Në radhët e Suedisë, debutoi në këtë Botëror edhe kosovari Besfort Zeneli.

