Tuesday, June 23, 2026
HomeKulturëHapet në Prishtinë festivali multikulturor `Të Festojmë Ngjashmëritë Tona`

Hapet në Prishtinë festivali multikulturor `Të Festojmë Ngjashmëritë Tona`

Në Prishtinë është hapur festivali multikulturor “Të Festojmë Ngjashmëritë Tona”, një ngjarje që promovon kulturën, historitë dhe kontributin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në shoqërinë kosovare.

Në kuadër të festivalit u prezantua edhe Muzeu Mobil KRAH, i cili përmes rrëfimeve dhe përvojave të ndryshme krijon një hapësirë reflektimi mbi respektin, mirëkuptimin dhe bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe komuniteteve pjesëmarrëse.

Organizatorët theksuan rëndësinë e promovimit të diversitetit kulturor dhe të forcimit të dialogut ndërmjet komuniteteve, duke e konsideruar atë një vlerë të rëndësishme për zhvillimin dhe kohezionin shoqëror në Kosovë.

Festivali synon të ofrojë një platformë për njohjen dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, duke nxitur respektin dhe përfshirjen në shoqëri.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmkt.mct%2Fposts%2Fpfbid02k32Bvd3kjgY9hqpHe28No3G3yxjsWvp6x8fD9Ng3GRDAwX2KcDYUQjxswmMRLHSUl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram