Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme vendi do të përfshihet nga mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas parashikimit, gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat vende-vende do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.

