Thursday, June 25, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohen 15 persona pas përleshjes për pronë në Lipjan

Arrestohen 15 persona pas përleshjes për pronë në Lipjan

Janë arrestuar 15 persona në Lipjan pas përfshirjes në një rrahje fizike për çështjen e një prone.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se të përfshirët, pas një konflikti për pronësi, janë rrahur mes vete.

“Janë arrestuar 15 persona pasi që dyshohet se, të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë rrahur mes vete. Lëndime trupore kanë pësuar 11 persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, 10 nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram