Kolumbia zhvilloi një paraqitje shumë të mirë ndaj Portugalisë, duke barazuar 0:0 dhe duke siguruar vendin e parë në Grupin K.
Skuadra nga Amerika e Jugut dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, ndërsa në fund iu anulua një gol për një pozitë jashtë loje thuajse milimetrike.
Me këtë barazim, Kolumbia e mbylli fazën e grupeve në krye me shtatë pikë. Portugalia u kualifikua nga vendi i dytë me pesë pikë, por tashmë e pret një rrugëtim dukshëm më i vështirë në fazën nokaut.
Statistikat folën në favor të Kolumbisë. Ajo regjistroi 24 goditje drejt portës kundrejt 13 të Portugalisë, ndërsa në gjuajtjet në kornizë epërsia ishte 6:3 për kolumbianët.

