Sunday, June 28, 2026
HomeSportAustria triumfon në fund dhe siguron kualifikimin

Austria triumfon në fund dhe siguron kualifikimin

Riyad Mahrez shënoi në minutën e 93-të për t’i dhënë epërsinë 3:2 Algjerisë ndaj Austrisë, duke krijuar përshtypjen se algjerianët po shkonin drejt fitores.

Megjithatë, Austria reagoi në çastet e fundit. Sasha Kalajgjiq u inkuadrua në lojë në minutën e 95-të dhe vetëm një minutë më pas realizoi golin e barazimit 3:3, duke siguruar kualifikimin dramatik të ekipit të tij në fazën nokaut të Kupës së Botës.

Austria e mbylli garën në Grupin J në vendin e dytë me katër pikë. Edhe Algjeria grumbulloi katër pikë, por avancoi si njëra prej skuadrave më të mira të vendeve të treta. Grupin e fitoi Argjentina me nëntë pikë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram