Friday, September 11, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu e Kurti në ceremoninë e ndërrimit të komandës në ‘Bondsteel`

Haxhiu e Kurti në ceremoninë e ndërrimit të komandës në ‘Bondsteel`

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë marrë pjesë në ceremoninë e pranimit të komandës së Njësisë së Mbështetjes Rajonale të Ushtrisë Amerikane për Ballkanin në Kampin Bondsteel, ku koloneli Kurt A. Rorvik mori detyrën e komandantit të ri të këtij formacioni ushtarak.

Përmes një postimi, Haxhiu ka vlerësuar shërbimin dhe përkushtimin e komandantit në largim, si dhe bashkëpunimin e deritanishëm të kampit ‘Bondsteel’ me institucionet e sigurisë, autoritetet civile dhe qytetarët e Kosovës.

Ajo i ka uruar suksese kolonelit Rorvik në detyrën e re, duke shprehur besimin se bashkëpunimi ndërmjet komandës së Camp Bondsteel dhe institucioneve të Republikës së Kosovës do të vazhdojë të forcohet në shërbim të sigurisë së vendit, stabilitetit rajonal dhe të mirës së qytetarëve tanë.

“Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcave të Armatosura Amerikane për kontributin jetik dhe të pazëvendësueshëm në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ndërkohë, Zyra e Kryeministrit në njoftimin për këtë aktivitet ka thënë se “roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-it në përgjithësi ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon”.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbulenaa.haxhiuu%2Fposts%2Fpfbid02RYN2w8oGr3uzwbxMxfGiqJLNdR44z6xMDezeoxFvoAzG3c1veaobVBNvzf9vc1MTl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram