Monday, July 6, 2026
HomeLajmeAksident në rrugën Tiranë-Durrës, dy të vdekur nga përmbysja e autobusit

Aksident në rrugën Tiranë-Durrës, dy të vdekur nga përmbysja e autobusit

RTSH

Dy persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur paraditen e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës.

Viktimat janë drejtuesi i autobusit të linjës Tiranë–Berat dhe një pasagjer, të cilët nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra.

Sipas informacioneve paraprake, autobusi, i cili po udhëtonte nga Berati drejt Tiranës, dyshohet se ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të autostradës, për të përfunduar më pas në kanalin anësor.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se barrierat metalike kanë depërtuar përmes autobusit, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe pasoja tragjike.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur edhe 15 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas gazetares së RTSH Lusi Përgjegji, 4 prej të plagosurve janë futur në sallën e operacionit, ndërsa një i mitur ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtim intensiv.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram