Friday, July 31, 2026
HomeLajmeKosovëKEK nis reforma në menaxhimin dhe mbrojtjen e pronave

KEK nis reforma në menaxhimin dhe mbrojtjen e pronave

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka përfunduar unifikimin e evidencave të pronave dhe ka nisur reforma me fokus në identifikimin, mbrojtjen dhe trajtimin e rasteve të uzurpimit të pronave të saj.

Përveç komunave të Obiliqit dhe Fushë-Kosovës, ku zhvillon aktivitetet kryesore, KEK ka identifikuar prona edhe në komuna të tjera, përfshirë Podujevën dhe Brezovicën. Në këtë kuadër, Korporata ka intensifikuar bashkëpunimin me komunat dhe institucionet përkatëse për mbrojtjen e pronës publike dhe rikthimin e saj në administrim të rregullt.

KEK u bën thirrje qytetarëve dhe subjekteve që shfrytëzojnë prona pa bazë ligjore që t’i lirojnë ato vullnetarisht sa më parë.

Ky proces po zhvillohet paralelisht me programin më të madh investiv në historinë e KEK-ut, i cili përfshin modernizimin e njësive gjeneruese dhe zhvillimin e projekteve të energjisë së ripërtëritshme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram