Thursday, July 30, 2026
HomeLajmeKosovëAktakuzë ndaj dy të pandehurve për marrje ryshfeti

Aktakuzë ndaj dy të pandehurve për marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore në Gjakovë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve me inicialet D.N. dhe E.Q.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë – inspektorë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), në dy raste të ndara gjatë vitit 2022 në Gjakovë, në bashkëveprim kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë biznesesh, me qëllim që të mos veprojnë në përputhje me detyrat e tyre zyrtare.

Tutje, në aktakuzë theksohet se në të dy rastet të pandehurit kanë kërkuar dhe pranuar shumën prej 300 eurosh për secilin rast.

Me këto veprime, D.N. dhe E.Q., në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, dyshohet se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas nenit 421, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale që u vihet në barrë, si dhe t’u shqiptohet dënimi plotësues – ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram