Thursday, July 2, 2026
HomeLajmeKosovëProkuroria: Plagosja në Podujevë, të përfshirë nipi dhe daja

Prokuroria: Plagosja në Podujevë, të përfshirë nipi dhe daja

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka dhënë detaje të reja lidhur me plagosjen që ndodhi sot në sheshin “Bulevardi i Dëshmorëve” në Podujevë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, ku ka shpërthyer një përleshje e armatosur ndërmjet tre personave.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, janë lënduar tre personat e përfshirë në konflikt, si dhe një kalimtar i rastit.

“Sipas të dhënave fillestare të hetimit, dyshohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë persona që kanë lidhje familjare (nip dhe dajë), ndërsa motivi i dyshuar i kësaj çështje lidhet me një mosmarrëveshje paraprake”, thuhet në njoftim.

Prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku së bashku me njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, të paraparë me nenin 173, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, në koordinim me Policinë e Kosovës, po vazhdon hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram