Thursday, July 2, 2026
HomeLajmeKosovëZulfaj: Mbështetja e Gjermanisë, thelbësore për integrim në BE

Zulfaj: Mbështetja e Gjermanisë, thelbësore për integrim në BE

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Sipas njoftimit, gjatë takimit, Zulfaj e falënderoi ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, duke theksuar vlerat e përbashkëta dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, të forcuara edhe nga mërgata kosovare në Gjermani.

“Ai vlerësoi rolin e rëndësishëm të Gjermanisë në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe në integrimin ekonomik të rajonit përmes Procesit të Berlinit. Në takim u diskutua gjithashtu ecuria e reformave në kuadër të Planit të Rritjes”, thuhet në njoftim.

Zulfaj theksoi rëndësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se ky proces është kyç për forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Sipas tij, Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj rrugës evropiane, ndërsa mbështetja e Gjermanisë është thelbësore për avancimin e këtij procesi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram