Saturday, July 4, 2026
HomeKulturëArti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur Koço Qendro

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur Koço Qendro

RTSH

Është ndarë nga jeta aktori i njohur Koço Qendro, një nga figurat më të rëndësishme të teatrit, estradës dhe kinematografisë shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar artistike të ndërtuar përgjatë më shumë se gjashtë dekadave.

I lindur më 15 maj 1927 në Senicë të Delvinës, Koço Qendro e lidhi jetën dhe karrierën e tij me Korçën, ku u bë një nga emrat më përfaqësues të teatrit profesionist. Me qindra role në skenë dhe në film, ai fitoi dashurinë dhe respektin e publikut shqiptar.

Ndër interpretimet më të spikatura mbetet roli i Harpagonit në komedinë “Kopraci” të Molierit, personazh që e interpretoi në periudha të ndryshme të jetës. Në kinematografi la gjurmë me role në filma si “I teti në bronz”, “Përballimi”, “Agimet e stinës së madhe” dhe “Vendimi”.

Përveç karrierës artistike, ai kontribuoi edhe në dokumentimin e historisë së teatrit korçar. Për veprën e tij u vlerësua me tituj të shumtë, ndër ta edhe “Ambasador i Qarkut” nga Këshilli i Qarkut Korçë.

Me ndarjen e tij nga jeta, arti shqiptar humbet një aktor të shquar dhe një prej figurave më të rëndësishme të skenës, ndërsa krijimtaria e tij do të mbetet pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram