Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, duke theksuar miqësinë me SHBA-në si pjesë të identitetit shtetëror të Kosovës.
Hamza, në një postim në Facebook, e ka cilësuar miqësinë me SHBA-në si pjesë të identitetit shtetëror të Kosovës, duke deklaruar. “Aleancë e përjetshme. Miqësia me SHBA-në është pjesë e identitetit tonë shtetëror dhe dëshmi se vlerat e lirisë, demokracisë dhe partneritetit krijojnë lidhje të forta e bashkëpunim të qëndrueshëm”, ka thënë ai
Hamza ka shprehur gjithashtu mirënjohje të përhershme për Shtetet e Bashkuara, duke i quajtur ato simbol të lirisë në mbarë botën, ndërsa ka uruar: “Gëzuar 4 Korrikun stafit diplomatik, popullit amerikan dhe institucioneve të SHBA-së!”

