Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për sot dhe nesër në Kosovë.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës është 1.41 euro për litër, ndërsa i benzinës 1.36 euro për litër.
Ndërkaq, gazi (LPG) do të mund të shitet me çmim maksimal prej 0.64 euro për litër.
Këto çmime vlejnë për dy ditët e ardhshme, në përputhje me vendimin e ministrisë.

