Wednesday, September 9, 2026
HomeSportPa gola pas 45 minutave, Brazili dhe Norvegjia lënë gjithçka të hapur

Pa gola pas 45 minutave, Brazili dhe Norvegjia lënë gjithçka të hapur

Nuk ka fitues pas pjesës së parë në përballjen mes Brazilit dhe Norvegjisë, me dy kombëtaret që kanë shkuar në pushim me rezultat të bardhë 0:0, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026.

Fraksioni i parë dhuroi një duel mjaft dinamik, me raste të mira shënimi në të dyja portat dhe ritëm të lartë loje.

Momenti më i mirë për Brazilin erdhi nga pika e bardhë, por Bruno Guimarães nuk arriti ta shndërrojë penalltinë në gol, duke i dhënë mundësi Norvegjisë ta ruajë baraspeshën.

Me gjithçka ende të hapur, pritet që pjesa e dytë të sjellë edhe më shumë emocione, pasi të dyja skuadrat synojnë një vend në çerekfinalet e Botërorit 2026.

Brazil-Norvegji, starton ndeshja

Emocionet e Kupës së Botës 2026, kanë nisur sonte me një nga përballjet më interesante të fazës së 1/8 së finales.

Brazili dhe Norvegjia kanë zbritur në fushë në një duel ku vetëm njëra skuadër do të vazhdojë rrugëtimin drejt çerekfinales.

Pesë herë kampionët e botës vijnë si favoritë, por përballë do të kenë një Norvegji të motivuar, e cila ka dëshmuar gjatë këtij Botërori se është në gjendje të rivalizojë me çdo kundërshtar.

Brazili synon të konfirmojë statusin e pretendentit për trofe, ndërsa norvegjezët besojnë se mund të shkaktojnë një tjetër surprizë të madhe në turne.

Një sfidë me ritëm të lartë, emra të mëdhenj dhe shumë rivalitet pritet të zhvillohet në Neë York Neë Jersey Stadium, ku fituesi do të sigurojë një vend mes tetë kombëtareve më të mira të Botërorit 2026.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram