Monday, July 6, 2026
HomeLajmeKosovëParashikimi i motit për këtë javë, i qëndrueshëm dhe me diell

Parashikimi i motit për këtë javë, i qëndrueshëm dhe me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën të ditur se gjatë javës së ardhshme vendi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Temperaturat do të jenë tipike për muajin korrik, me mëngjese të freskëta dhe ditë të ngrohta. Në disa zona mund të ketë riga lokale shiu, kryesisht të izoluara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.

Sipas IHMK-së, kushtet meteorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve të përditshme, si dhe për punimet sezonale në bujqësi.

Personat me sëmundje kronike pritet të kenë më pak shqetësime krahasuar me periudhat me temperatura të larta.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram