Thursday, July 9, 2026
HomeLajmeKosovëPrattipati kërkon që Kosova të investojë në gazin natyror të SHBA-së

Prattipati kërkon që Kosova të investojë në gazin natyror të SHBA-së

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka bërë thirrje që Kosova të diversifikojë furnizimin me energji përmes gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Shtetet e Bashkuara, me qëllim të sigurimit të investimeve të ardhshme amerikane.

Prattipati i bëri këto komente gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “USA-Kosovo Partnership Award”, ku u vlerësuan anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë për kontributin e tyre në forcimin e tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të ambasadës, në fjalën e saj, ajo ka përshëndetur edhe vendimin e Kosovës për eliminimin e tarifave doganore për mallrat amerikane, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram