Wednesday, July 8, 2026
HomeLajmeKosovëKurti pret komandantin e KFOR-it, flasin për zgjerim bashkëpunimi

Kurti pret komandantin e KFOR-it, flasin për zgjerim bashkëpunimi

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, priti në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, duke qenë se takimi rastisi në ditën e certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, kryeministri Kurti pranoi urime nga gjeneralmajor Ulutaş për fitoren e 7 qershorit.

“Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën e sigurisë në vend dhe rajon. Krahas angazhimit për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, u diskutua edhe për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të tij”, vazhdon njoftimi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram