Wednesday, July 8, 2026
HomeLajmeKosovëPishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e analizave

Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e analizave

Me kërkesë të Inspektoratit Sanitar, Pishina e Gërmisë do të jetë përkohësisht e mbyllur deri në marrjen e mostrave dhe përfundimin e analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas njoftimit, NPL “Sport Marketing” Sh.A. kontrollon rregullisht cilësinë e ujit dhe bën matjen e vlerave përkatëse, në përputhje me standardet dhe procedurat e brendshme të mirëmbajtjes. Gjendja e përgjithshme e Pishinës së Gërmisë, sipas ndërmarrjes, është e mirë, si në aspektin e cilësisë së ujit, ashtu edhe të ambienteve brenda saj.

Megjithatë, duke marrë parasysh rregullat dhe procedurat e IKSHPK-së për pishinat publike, si dhe për hir të transparencës dhe korrektësisë ndaj qytetarëve, ndërmarrja ka bërë të ditur se do të presë rezultatet zyrtare nga Instituti para vazhdimit të punës.

NPL “Sport Marketing” Sh.A. thekson se respekton dhe zbaton vendimet e organeve përgjegjëse, duke pasur si prioritet sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.

Pas përfundimit të procedurave dhe marrjes së rezultateve zyrtare, qytetarët do të njoftohen për vazhdimin e punës së Pishinës së Gërmisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram