Disa shpërthime tronditën kryeqytetin ukrainas Kiev të mërkurën në mëngjes, raportuan gazetarët e AFP, në fillim të ditës së fundit të samitit të NATO-s në Turqi.
Shpërthimi i parë u dëgjua edhe para se të binin sirenat e sulmit ajror të qytetit, dhe u pasua nga katër të tjerë, raportuan gazetarët e AFP në vendngjarje.
Sulmi erdhi më pak se një javë pas sulmeve ajrore më të këqija ruse në Kiev, të cilat vranë 30 persona.
Kryebashkiaku
Vitali Klitschko raportoi dy të plagosur. Ai tha se depot në një pjesë të qytetit po digjeshin pas një sulmi me raketa dhe se një “ndërtesë jo-rezidenciale” po digjej gjithashtu në një zonë tjetër.
“Armiku po sulmon kryeqytetin me raketa balistike. Qëndroni në strehimore!”, shkroi Klitschko në rrjetet sociale.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky , i cili ndodhet në Ankara për samitin e NATO-s, u ka bërë thirrje aleatëve të tij që t’i sigurojnë vendit të tij më shumë pajisje të mbrojtjes ajrore.
Më shumë se katër vjet pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, sulmet masive ajrore ruse që përfshijnë qindra dronë dhe dhjetëra raketa mbeten të rregullta.
Kievi, me shumë më pak burime, veçanërisht raketa, ka shtuar gjithashtu sulmet në territorin rus, duke i dhënë një goditje të rëndësishme sektorit të naftës së armikut.

