Thursday, July 9, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohen dy persona për vjedhje në Prishtinë

Arrestohen dy persona për vjedhje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, në kuadër të një operacioni të realizuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është zhvilluar gjatë ditës së sotme në vazhdën e hetimeve për një rast të vjedhjes së rëndë të ndodhur më 23 maj 2026 në Prishtinë, ku ishte vjedhur një motoçikletë.

Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet Gj.K. (35 vjeç) dhe D.B. (21 vjeç).

Me autorizim dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe, pas procedurave të nevojshme, janë ndaluar për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar, ndërsa veprimet e mëtejshme procedurale do të zhvillohen në bashkëpunim me organet kompetente të drejtësisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram