Thursday, July 9, 2026
HomeLajmeKosovëBasha diskuton me BERZH-in projektin për modernizimin e transportit publik

Basha diskuton me BERZH-in projektin për modernizimin e transportit publik

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka pritur në takim përfaqësuesit e BERZH-it dhe ekspertët nga SYSTRA dhe RECURA, me të cilët ka diskutuar Raportin Fillestar për Programin e Kosovës për Përmirësimin e Transportit me Autobusë, dokument që shënon fillimin e projektit ANEMBANË.

Sipas njoftimit, përmes këtij programi synohet krijimi i një sistemi modern dhe të integruar të transportit publik, me biletë të unifikuar, koordinim më të mirë të linjave, investime në infrastrukturë dhe flotë moderne të autobusëve, me qëllim ofrimin e shërbimeve më cilësore, më të sigurta dhe më efikase për qytetarët.

Në njoftim thuhet se zhvillimi i një transporti publik modern, efikas dhe gjithëpërfshirës është një nga prioritetet e Qeverisë Kurti, ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit është zotuar se, në partneritet me BERZH-in dhe partnerët ndërkombëtarë, do ta zbatojë këtë projekt. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram